Benützer: zeriamerikes |
Henri Ford dhe Modeli T Para 100 vjetësh, në një fabrikë në Detroit të Miçiganit, Henry Ford-i krijoi makinën e tij të parë Model T e cila u bë makina më popullore në Amerikë dhe në botë. Ajo mbeti e tillë deri në vitet 70 kur vendin ia zuri makina e quajtur VolksWagen Beetle Tags: zeri amerikes ditari henry ford t-model henri volkswagen beetle |
Benützer: zeriamerikes |
SHBA dhe bota arabe 34 amerikanë të shquar - duke përfshirë ish Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright dhe ish të dërguarin amerikan në Lindjen e Mesme Dennis Ross, thonë në një raport se presidenti i ardhshëm amerikan duhet të zbatojë një politikë të re ndaj vendeve myslimane. Raporti është formuluar nga dy organizata jofitimprurëse. Ai synon të shkojë përtej konfliktit, keqkuptimit dhe mosbesimit në marrëdhëniet me botën arabe Tags: zeri amerikes ditari albright ollbrajt denis ross bota arabe washington amerika |
Benützer: zeriamerikes |
Nasa dhe paqartesite e se ardhmes Për 50 vjet me radhë, agjencia e hapësirës, NASA ka qenë si askush të tjetër në botë, aktive në eksplorimin e gjithësisë. Një pjesë e mirë e njohurive që kemi sot rreth Hënës, sistemit diellor dhe gjithësisë, ka ardhur nga puna e shkencëtarëve të kësaj agjencie. Me rastin e 50-vjetorit të NASA-s, le t'i hedhim tani një vështrim të ardhmes së saj, e cila me sa duket është ende e paqartë Tags: nasa bill nelson |
Benützer: zeriamerikes |
Shoqata shqiptare, norvegjeze ndihmojne me programe femijesh Perfaqesues te shoqares "The Door -Shqiperi" se bashku me nje grup vullnetaresh nga Norvegjia po zbatojne ne qytetin e Shkodres projektin "Shkolla e hapur-shkolle e shendetshme", qe synon largimin e femijeve nga rruga permes ndertimit te mjediseve sportive ne shkolla. Tags: Shoqata shqiptare norvegjeze ndihmojne me programe femijesh |
Benützer: zeriamerikes |
Kryeministri Thaci hedh poshte cdo ide per ndarjen e Kosoves Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një vizite në veriun e vendit i quajti ëndrra të së kaluarës idetë për ndarjen e Kosovës. Ai tha se qeveria e tij po punon për rimëkëmbjen ekonomike dhe vendosjen e sundimit të ligjit në tërë vendin. Opozita ndërkaq po kritikon pushtetin për mos shtrirje të autoritetit në tërë Kosovën dhe dobësi në qeverisje. Tags: Kryeministri Thaci hedh poshte ide per ndarjen Kosoves |
Benützer: zeriamerikes |
Turizmi në Pogradec Përmirësimi i infrastrukturës ka bërë që të shtohet numri i turistëve në Pogradec Tags: Pogradec turizmi Zëri Amerikës Voice of America Rajmond Kola |
Benützer: zeriamerikes |
Ollbrajt, Uollstrom, mbi te ardhmen e marredhenieve SHBA-BE Insituti Aspen ne Washington organizoi nje dialog mbi te ardhmen e marredhenieve SHBA-BE, ku ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Madeline Ollbrajt dhe Nënpresidentja e Komisionit Evropian Margot Uollstrom i bene disa sugjerime presidentit te ardhshem amerikan Tags: Madeline Allbright US EU relations Secretary European Commission Laura Konda Zeri Amerikes Voice of America |
Benützer: zeriamerikes |
Rihapen Gjykatat ne Mitrovice Gjykatat kanë filluar punën vetëm me gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë, ndërsa pas dy muajsh planifikohet që puna të vazhdojë edhe me gjykatës e prokurorë vendas Tags: Mitrovica Kosova Gjykatat |
Benützer: zeriamerikes |
Kandidatet presidenciale per Evropen Juglindore Ndërsa dy kandidatët për nën-president në debatin e mbrëmshëm, duke u ndalur tek politika e jashtme e administratave të tyre të mundshme, u përqëndruan tek lufta në Irak, Afganistani, Irani dhe Lindja e Mesme, këtu në Uashingotn, dy këshilltarë të lartë për politikën e jashtme të dy kandidatëve Barak Obama dhe Xhon Mekein, theksuan se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë të angazhuara edhe në rajonin e Evropës Juglindore, për të çuar më tej përparimet e arritura në këtë pjesë të botës. Tags: presidencial Mekein Obama zgjedhje |
Benützer: zeriamerikes |
NASA dhe planet e saj te eksplorimit Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, i është afruar sistemit diellor me një kontingjent të sofistikuar teleskopësh, satelitësh dhe anijesh hapësinore gjatë 50 vjetëve të historisë së vet. Me rastin e këtij përvjetori i hedhim një vështrim sondave automatike që disponon kjo agjenci për të ekploruar gjithësinë Tags: zeri amerikes ditari nasa kennedy |
Benützer: zeriamerikes |
Amerikanet dhe plani financiar Plani i shpëtimit financiar dhe fakti që Dhoma e Përfaqësuesve nuk e miratoi dot paketën të hënën, janë pritur me reagime të ndryshme nga amerikanët. Kolegia Zamira Edwards, doli këto ditë në rrugët e Uashingtonit për të biseduar me njerëzit e thjeshtë dhe për të parë se ç'mendojnë ata për krizën. Tags: zeri amerikes ditari plani financiar zamira edwards washington |
Benützer: zeriamerikes |
50-vjetori i NASA-s 1 tetori i vitit 1958, shënon themelimin e NASË-s, agjencisë amerikane të hapësirës. Edhe sot, 50 vjet më pas, NASA vazhdon të ruajë interesimin për eksplorimet në hapësirë. Le t'i hedhim tani një vështrim programit të kësaj agjencie në vite Tags: zeri amerikes ditari nasa kennedy |
Benützer: zeriamerikes |
Dita e te moshuerve ne Shqiperi Të moshuarit zenë 8 për qind të popullatës së Shqiperise, por ndonëse në një numer të vogël, ata thonë se diskriminohen dhe nuk trajtohen me dinjitet. Sot është Dita Boterore e të Moshuarve dhe korrespondenti ynë në Tiranë, Ilirian Agolli, përgatiti një material me këtë temë Tags: Zeri amerikes ditari shqiperia ilirian agolli albania te moshuarit mosha trete |
Benützer: zeriamerikes |
Bugajski mbi garen presidenciale dhe Ballkanin Një analist i politikës së jashtme thotë se objektivat e kandidatëve presidencialë për Ballkanin janë të ngjashme. Janush Bugajski, drejtor i Projektit për Demokracitë e reja Evropiane në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, thotë se si senatori demokrat Barak Obama, ashtu edhe ai republikan Xhon Mekein do të ndërtonin marrëdhënie të ngushta bashkëpunimi me aleatët evropianë në lidhje me sfidat që paraqet rajoni i Ballkanit. Kolegia Keida Kostreci bisedoi me zotin Bugajski Tags: zeri amerikes ditari janush janusz bugajski maqedoni shqiptaret kosova shkup keida kostreci obama mccain mekein barack |
Benützer: zeriamerikes |
Interviste me Iv de Kermabon Në Prishtinë, shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë, Iv dë Kermabon, i tha Zërit të Amerikës se nuk mund të ketë ndarje të Kosovës dhe se ky është një qëndrim i qartë i Bashkimit Evropian. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë Besim Abazi, zoti Dë Kermabon tha se EULEX-i është vetëm mision teknik dhe nuk është i lidhur me çështjen e statusit apo pavarësisë së Kosovës. Tags: zeri amerikes ditari kosova kosovo iv de kermabon yives unmik eulex besim abazi |
Benützer: zeriamerikes |
Bajrami në Kosovë Besimtarët myslimane në Kosovë festuan Bajramin, me urimet për paqe etnike Tags: Fiter Bajram Kosova Kosovë Zëri Amerikës Voice of America myslimanë festojne besimtarë |
Benützer: zeriamerikes |
Bajrami në Shqipëri Sot, me 30 shtator besimtaret myslimanë në Shqiperi festuan Fiter Bajramin Tags: Fiter Bajram Albania Zeri Amerikes Voice of America Tirana myslimanë besimtarët festojne |
Benützer: zeriamerikes |
Intervistë me Pieter Feith Përfaqësuesi Ndërkombëtar Civil për Kosovën Piter Feith thotë se kërkesa e Beogradit që pavarësia e Kosovës të shqyrtohet nga Gjykata Ndërkombëtare do të ngadalësojë konsolidimin e procesit të shtetësisë së Kosovës të filluar më 17 shkurt. Zyrtari më i lartë ndërkombëtar në Kosovë shprehet nga ana tjetër optimist se Kosova nuk do të ndahet. Tags: Feith Kosova Gjykata Ndërkombëtare Serbia zeri amerikes. |
Benützer: zeriamerikes |
Shuhet ylli i kinemase boterore Pol Njuman Adhurues nga e gjithë bota nderuan kujtimin e aktorit Pol Njuman i cili vdiq dje nga kanceri në moshën 83-vjeçare. Njuman ishte një nga yjet më me ndikim të Hollivudit modern. Ai ishte personifikimi i një njeriu të pëlqyer si në ekran ashtu edhe në jetën e përditshme. Pol Njuman e filloi karrierën e tij të gjatë në teatër dhe televizion që në vitet '50 dhe duke u bërë një nga yjet më të mëdha të filmit në botë Tags: Shuhet ylli kinemase boterore Pol Njuman |
Benützer: zeriamerikes |
Komuna urbane e Tuzit nuk permbush kerkesat e shqipetareve Komuna urbane e Tuzit, ne Mal te Zi, popullohet kryesisht nga shqiptaret, te cilet vazhdojne te kerkojne nga qeverisja qendrore e Podgorices, shpalljen e komunes se tyre me te drejta te plota, si gjithe komunat e tjera ne Mali te Zi. Te zgjedhurit vendorë dhe vete banoret e Tuzit, shprehen se qeverija e Malit te Zi duhet te beje me shume per perfaqesimin e shqiptareve dhe mbrojtjen e te drejtave te tyre. Tags: Komuna urbane Tuzit ne Mal te Zi popullohet kryesisht nga shqiptaret |
Benützer: zeriamerikes |
Vazhdojne debatet per njohjen e pavaresise se Kosoves Qeveria e Kosovës ka hedhur idenë për angazhimin e një agjencie ndërkombëtare e cila do të merrej me procesin e shtimit të njohjeve për pavarësinë e Kosovës. Por, analistë në Prishtinë tërheqin vërejtjen se agjenci të tilla nuk do të ishin funksionale. Tags: Qeveria Kosovës ka hedhur idenë për angazhimin një agjencie ndërkombëtare |
Benützer: zeriamerikes |
100-vjetori i Kishës Ortodokse Shqiptare Komuniteti shqiptar i Bostonit festoi të shtunën me madhështi 100-vjetorin e Kishës Ortodokse Shqiptare të themeluar nga Fan Noli. Të ftuarit e nderit ishin Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi dhe aktori me origjinë shqiptare Xhim Belushi. Tags: Kisha Ortodokse Shqiptare Boston bamir topi shen gjergji bishop nikon artur liolin jim belushi xhim ilir ikonomi albanian church fan noli theofan stilian |
Benützer: zeriamerikes |
Van Kristo: Biblioteka ku studionte Noli Në Boston vazhdojnë veprimtaritë me rastin e 100-vjetorit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kisha u themelua në vitin 1908 nga Fan Noli, i cili do të bëhej më pas një udhëheqës i vërtetë i komunitetit shqiptaro-amerikan por edhe një figurë e shquar politike dhe kulturore. Tags: Boston Fan Stilian Noli biblioteka van kristo frosina Marta pardee-king pardee king ilir ikonomi boston public library |
Benützer: zeriamerikes |
UEJL hap programe studimore ne Shkup Universiteti i Evropës Juglindore me qendër në Tetovë, ka hapur tre programe studimore edhe në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, duke ua lehtësuar mundësitë e studimit të interesuarve nga Shkupi dhe nga vise të tjera. 120 studentë janë regjistruar në këtë vit akademik në Shkup. Ata do të ndjekin studimet në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht. Tags: Universiteti Evropës Juglindore me qendër në Tetovë Shkup |
Benützer: zeriamerikes |
Interviste me Hilmi Jasharin Ushtruesi i detyrës së Avokatit të popullit në Kosovë, Hilmi Jashari kritikoi parlamentin e Kosovës për zvarritjen e procesit të zgjedhjes së drejtuesit të këtij institucioni. Në një bisedë për Zërin e Amerikës, zoti Jashari tërheq vërejtjen për gjendjen ende jo të kënaqshme të të drejtave të njeriut në Kosovë. Këtë javë parlamenti anuloi konkursin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit duke nxitur shqetësimin e organizatave humanitare por edhe përplasje ndërmjet partive politike. Tags: Hilmi Jashari Ushtrues detyres avokat populli Kosove |
Benützer: zeriamerikes |
BE jep 245 milione Euro per Shqiperine Shqiperia deklaroi sot se shumica e fondit te ndihmes se Bashkimit Europian prej 245 milione euro do te perdoret 2 vitet e ardhshme per te permbushur kriteret dhe standartet e integrimit europian. Komisioni Europian sapo ka miratuar Dokumentin Strategjik te Ndihmes per Shqiperine per vitet 2008 - 2010, ku jane perfshire nje seri projektesh ne fushen e drejtesise, ekonomise, infrastruktures dhe forcim institucionesh. Tags: Bashkimi Evropian 245 milion Shqiperi |
Benützer: zeriamerikes |
Intervistë me Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ndoqi punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Tags: Interview Kosova President Fatmir Sejdiu Zeri Amerikes Voice of America Laura Konda UN OKb |
Benützer: zeriamerikes |
Interviste me Presidentin Bamir Topi Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të njohin pavarësinë e Kosovës, këtë realitet të ri politik, ekonomik dhe social, që meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, siç u shpreh kreu i shtetit shqiptar Tags: zeri amerikes ditari shqiperi albania bamir topi gjyqtaret kuvendi tirana kosova kosovo laura konda |
Benützer: zeriamerikes |
Aktivistet nga Ballkani ne Uashington Megjithë krizën financiare që po trondit Shtetet e Bashkuara, disa anëtarë të Kongresit amerikan gjetën kohën të presin dje një grup prej 6 aktivistësh të shoqërisë civile nga Ballkani. Ata janë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, ndodhen këtu për dy javë dhe shpresojnë të mësojnë se si funksionon shoqëria amerikane në disa aspekte të rëndësishme të saj. Kolegu ynë Ilir Ikonomi njofton nga selia e Kongresit Tags: zeri amerikes ditari kosova shqiperia kosovo albania eliot engel earl pomeroy kosum kosumi floriana bajrami ilir ikonomi |
Benützer: zeriamerikes |
Interviste me z. Imer Selmani Imer Selmani, Kryetar i Partisë Demokracia e Re në Maqedoni, thotë se partia e tij e sapoformuar kërkon t'i japë fund politikave grindëse mes shqiptarëve dhe të ndërtojë një klimë të re mes partive të tyre politike. Zoti Selmani, partia e të cilit kohët e fundit u shkëput nga Partia Demokratike Shqiptare, ndodhet në Nju Jork ku intervistua nga kolegu ynë Ilir Ikonomi Tags: zeri amerikes ditari imer selmani maqedoni shqiptaret kosova shkup ilir ikonomi demokracia re new york |